Ngordh qeni më i gjatë në botë

Zeus, qeni më i gjatë në botë ka ngordhur nga komplikimet e shkaktuara pas një trajtimi që e pati për kancerin e kockave, ka deklaruar Guiness World Record.

Qeni i racës “The Great Dane”, i cili kishte gjatësi prej 1 metri, titullin si qeni më i madh e kishte marr në vitin 2022. Ai ishte 3 vjeç, dhe do t’i mbushte 4 në muajin nëntor.

Ai ngordhi nga pneunomia pas një operimi në të cilin iu amputua këmba e tij e përparme e djathtë pas zbulimit të kancerit nga ana e veterinarëve, shkruan Sky.

Ngordhi në orët e para të së martës, me kokën në “prehërin e Brittany, pronares së tij të dashur”, deklaroi Donnie Davis, babai i Brittany.

Brittany, nga Bedford, Teksas, për ueb-faqen e Guinness World Records tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë ngordhjen e qenit tonë të dashur, Zeusit, titullarit të rekordeve botërore Guinness për qenin më të gjatë të gjallë”.


Shtuar 19.09.2023 14:22