Ngjarja në Fier, reagon Meta: Mos bini pre e provokimeve, po u prek vota t’i mprehim cfurqet

Presidenti Ilir Meta reagoi lidhur me incidentin e ndodhur sot në Fier, ku bashkia ka hequr një banderolë të LSI-së.

Kreu i shtetit u bëri thirrje kandidatëve të LSI-së që të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake.

U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shprehet kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale.

Kandidatja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka shkuar në dyert e Bashkisë për të kontaktuar me zyrtarët, por nuk janë lejuar nga Policia Bashkiake. Mehmetaj thekson se ka një kontratë mes institucionit dhe LSI, që sipas saj është shkelur nga bashkia.

Shtuar 21.04.2021 11:04