“Hajde omëlsina jonë, t’morsha t’ligat”, Rama: Lulit në Lezhë ia kishin shtruar rrugën me sheqer

Kryeministri Edi Rama ka treguar se në Lezhë, kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha ia kishin shtruar rrugën me sheqer.

Ndërsa një përgjigje e pati edhe për Presidentin, Ilir Meta, i fundit ky që për një foto që qarkulluar në rrjet ku dukej i veshur me një kapele të zezë i ulur në një tavolinë, ka akuzuar patronazhsitin se ia ka shpërndarë foton.

Rama tha se kjo nuk është punë patronazhistësh sepse edhe një qytetari i thjehtë do ia kishte bërë foton se do i kishte bërë përshtypje fakti se çfarë do Presidenti i veshur me kapuç në fund të Gjirit të Lalzit.

Rama: “Sapuni për djtah ” ky është programi i të djathtëve. Djath me qep, për qep keni Gon Dukën, me raki që e sjell Dash Shehi, me tapë Edi Paloka, i vë tapën po është edhe vetë tapë. Këta do luftojnë komunizmin dhe do të sjellin prosperitetin. E keni vënë re se kur hanë sapunin për djathë xhirojnë gomat.

Më thanë se Lulit në Lezhë ia kishin shtruar rrugën me sheqer. Me demek hajde omëlsina jonë na e bëj jetën omëlsinë, hajde Lul hajde, të morsha t’ligat, t’u bëftë jeta sheqer dhe Luli mjaltë, mjaltë grerëzash.

Në ato makinat e autokolonës së Lulit janë ata që mezi presin të hapin bingot dhe ne i dimë me emra. Se ne patronazhistët këtë punë kemi, prandaj janë tërbuar ata. Fuksat thotë Likja. Likja vdes për video dhe duket sikur të gjithë bëjnë video dhe ça faji ka patronazhsiti kur ai ikën në fund të Gjirit të Lalëzit me kapuç.

Edhe më i marumi të jetë do ia bëjë një foto Presidentit. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Është për të vënë kujën që në Shqipërinë e 2021 duhet të kemi përballë këtë lloj konglomerati.


Shtuar 21.04.2021 11:27