Ndjekësit vënë në vështirësi Amin: A do ia falje tradhtin Ermalit? (FOTO LAJM)

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po bëjnë rreth 11 vite të martuar dhe janë ndër çiftet e preferuara të publikut shqiptarë.

Familja e tyre është shtuar me dy fëmijë, Joeli dhe Sia të cilët mamid dhe babi i bëjnë herë pas here pjesë të rrjeteve sociale.

Së fundmi Ami i ka  dhënë mundësinë ndjekësve ta marrin në intervistë dhe patjetër që ka patur pyetje nga më të ndryshmet.

Por njëra prej tyre ishte “me spec”.

“A do e falje tradhitnë?”, ishte pyetja që gjeti të papërgatitur Amin.

“Pfff s’jam akoma gati ta përpunoj në tru si përgjigje… hahahah. Nuk besoj”, është përgjigjur Ami.

Një ndër pyetjet tjera që është përsërtitur nga ndjekësit është nëse ka apo ajo ndërhyrje plastike, të cilat Ami I ka mohuar kategorikisht./albeu.com/


Shtuar 21.04.2021 11:40