Ngjarja e rëndë në Elbasan, ambasada e BE-së: Shmangni dhunën

Ambasada e BE ka reaguar pas konfliktit me armë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, eksponent i PS dhe u plagosën 4 persona të tjerë, mes tyre një police.

Me një postim në rrjetin social Twitter  deklaron se akti i dhunshëm duhet të hetohet me shpejtësi dhe të gjenden përgjegjësit, teksa bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.

 

 

Shtuar 21.04.2021 07:04