Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, pas arrestimit të Kamber Hoxhës, emërohet drejtori i ri

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, ku u ekzekutua Arben Lleshi, Florenc Doka, është emëruar drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

Sipas burimeve, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë, pas eliminimit të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Florenc Doka, më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve.

Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.


Shtuar 22.12.2023 09:42