Kontrolle në burgun e Drenovës, policia gjen dhe sekuestron një shishe raki

Pas vrasjes së Arben Lleshit që tronditi burgun e sigurisë së lartë në Peqin, kontrollet dhe masat janë rritur në të gjitha institucionet IEVP të Shqipërisë.

Në IEVP Drenovë, u arrestua një specialist i burimeve njerëzore të këtij institucioni.

Sipas informacioneve, specialisti me iniciale E.P, do të kalonte një çantë me ushqime, ndërsa brenda saj iu gjet një bidon me pije alkoolike, raki, e cila është e ndaluar të futet në burg.

Ndërsa ka filluar hetimi për rastin, SHKB e burgjeve ka urdhëruar arrestimin e specialistit, i cili u dërgua në paraburgimin e komisariatit të Korçës. Pritet që ai të dalë para gjykatës në ditët në vijim për tu njohur me vendimin e kësaj të fundit lidhur me veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara, neni 324.

Kujtojmë që më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri në qeli Arben Lleshin. Nga plumbat mbeti i plagosur Indrit Shaqja. Mjacaj dhe Lleshi vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit, ndërsa ditën e ngjarjes ministry i Drejtësisë Ulsi Manja kishte urdhëruar izolimin në 41 bis të Mjacajt.

Ky i fundit pasi u njih me lajmin, mori armën të cilën e kishte mbajtur për 20 ditë të fshehur në qeli dhe vrau me 4 plumba Lleshin. 12 punonjës të burgut, përfshirë drjetorin Kamber Hoxha u arrestuan me akuzën e shpërodrimit të detyrës./albeu.com/


Shtuar 22.12.2023 17:27