Ngec sistemi që në ditën e parë të aplikimeve për subvencionimin, fermerët e Korçës në radhë

Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se ditën e sotme nis aplikimi në e-Albania për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për fermerët. Aplikimi do të zgjasë deri më 11 prill.

Por që në ditën e parë të aplikimeve ka pasur problem në Korçë.

Të lidhura

None found

Dhjetëra fermerë po qëndrojnë në rradhë pranë zyrave të te Drejtorisë së Bujqësisë, në pritje për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e naftës.

Sipas drejtorit, Vullnet Gjolla, dita e parë e aplikimeve ka sjellë rradhën e gjatë në drejtori, ndërsa ka bërë thirrje që të mos shpejtohen pasi ka afat deri në 20 ditë dhe aplikimet bëhen edhe online në çdo moment, po ashtu dhe në 4 agropikat e qarkut.

Sipas fermerëve rradha është krijuar që prej mëngjesit, ndërsa kanë disa orë pritje deri në dorëzim të dokumentacionit. Situata sipas tyre nuk është normale sidomos për moshat e treta.

Ndërkaq mësohet se ka probleme me sistemin, pasi për shkak të ngarkesës së aplikimeve ka ngecur sistemi./Albeu.com/