Ngatërrohen kutitë, ndërpritet procesi i votimit në dy qendra votimi në Cërrik

Edhe në Cërrik janë hasur probleme në procesin e votimit.

Burimet bëjnë me dije se në  Cërrik në qendrën e votimit 2537 dhe 2547/1 në njësinë administrative Mollas, është ndërprerë procesi i votimit për shkak të një ngatërrese që është bërë me materialet zgjedhore.

Ndër të tjera mësohet se në këto qendra votimi është ndërprerë procesi pasi anëtarët e qendrës së votimit në këto njësi votimi kanë ngatërruar kutinë e votimit me atë të materialeve zgjedhore. /albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 11:01