Skandal me sistemin VAR, jepet kartoni i kuq i çuditshëm (VIDEO)

Kartoni i kuq i dhënë me VAR për mbrojtësin Balbuena, një natë më parë në ndeshjes me West Ham dhe Chelseat në Premier League shkaktoi shumë polemika. Mbrojtësi i West Ham shkeli Chilwell në momentin që largoi topin, por u duk qartë që ishte një ndërhyrje krejtësisht e pavullnetshme, pasi Balbuena po merrej vetëm me topin.

Nëse ajo ndërhyrje shkaktoi shumë polemika në Angli, atëherë episodi i ndodhur në Brazil mbrëmjen e kaluar, është një skandal i vërtetë. Në sfidën mes Ceara dhe Vitoria, Gabriel Dias u ndëshkua me karton të kuq pas konsultimit me sistemin VAR.

Dias u tërbua kur mori ndëshkimin, por arbitri nuk pati dyshime. E çuditshmja qëndron te fakti që Dias u rrëzua dhe në momentin që ra në tokë, preku pak me takë futbollistin kundërshtar dhe ajo ndërhyrje u vlerësua për karton të kuq.


Shtuar 25.04.2021 11:05

Tags: