Ngacmoi seksualisht 4 nxënëse në gjimnazin e Lushnjës, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 4 vajza brenda perimetrit të sigurisë të një gjimnazi.

Në pranga ka rënë Besmir Beqiri.

“Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit është e vendosur për të zbatuar me rigorozitet masat e përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, duke bashkëpunuar ngushtësisht me oficerët e sigurisë në shkolla, stafet pedagogjike, psikologët, punonjësit socialë dhe me qeveritë e nxënësve./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 14:26