Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar së fundmi edhe logon e re.
Gjashtë yjet e flamurit dhe ngjyra blu dallojnë në markën e re të FFK-së. Por nëse vitet e fundit kjo ngjyrë ka qenë simbol i Kosovës në futboll, nëse udhëtojmë pas në vite shohin një ndryshim në këtë aspekt.
Në vitin 2000 logoja e qeverisë së futbollit të Kosovës kishte rrënjë të forta në identitetin kombëtar, identitet ky që po humbet ndër vite.
Shqiponja e zezë dykrenare dhe ngjyra e kuqe ishin pikërisht pjesët përbërëse të logos së parë të FFK-së, e cila ndryshoi në vitin 2006.
Por ishte vetëm shqiponja ajo që ndryshua, teksa ngjyra e kuqe ishte përsëri prezente, megjithëse jo për shumë kohë. Vetëm dy vite më vonë e kuqja kthehet në blu dhe e tillë do të mbetej deri ditën e sotme.