Nga nesër Italia ndalon hyrjen e anijeve ruse

Italia do të ndalojë hyrjen e anijeve ruse në portet e saj duke nisur që nga dita e nesërme.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Transportit në Itali, e cila njoftoi se nga nesër do të ndalohet hyrja e anijeve ruse në portet e Italisë.

Nëpërmjet kësaj mase Italia i bashkohet thirrjes së BE-së të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Anijet ruse që ndodhen aktualisht në portet italiane “duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë italiane, shkruan la Republica./albeu.com/

 


Shtuar 16.04.2022 18:30