Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Sot me dhimbje po ndahemi nga një mik, baba, politikan, atdhedashës, intelektual i ngritur, i sinqertë dhe kombëtar”, ka shkruar lideri i ASH -së Ziadin Sela.
Sela shtoi se kujtimi i presidentit Nishani do të jetë i përjetshëm.
Postimi i Selës:
Sot me dhimbje po ndahemi nga një mik, baba, politikan, atdhedashës, intelektual i ngritur, i sinqertë dhe kombëtar. Ngushllime familjes Nishani, Republikës së Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar!/albeu.com/