Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e A-Shoë në Syri Tv ka deklaruar i bindur se nëse Partia Demokratike do të kishte fituar zgjedhjet e 25 prillit, ai nuk do të ishte shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet ajo masë nuk do të ishte marrë. Vendimi u diktua nga lobimi i Ramës dhe Sorosit, kryesorë” tha Berisha.
Ai gjithashtu e ka cilësuar veten si njeri i çudirave dhe tha se është gati për kabinetin “Berisha 3”.
“Një Sali Berishë i tretë do të ketë mirësitë e të parit dhe të dytit në një nivel shumë të avancuar. Nëse duan shqiptarët. Kjo nuk është ambicie pushteti, është një thirrje. Jam njeriu që bën çudira. Besoj në një kabinet të aftë për të zbatuar një agjendë ambicioze” deklaroi Berisha./albeu.com