Nënë e tre fëmijëve, kush është gruaja që ra nga autobuzi e vdiq në Elbasan (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme në Elbasan ndodhi një ngjarje e rëndë ku një grua, e moshës 47-vjeçare ka rënë nga autobuzi ku po udhëtonte duke humbur jetën.

Viktima është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe është nënë e tre fëmijëve.

Policia e Elbasanit sqaroi se  ka ndërruar jetë 47-vjeçarja M. K., e cila është rrëzuar nga mjeti, pasi shoferi ka kryer manovra të rrezikshme. Për pasojë, blutë e Elbasanit kanë arrestuar shoferin e autobusit, 49-vjeçarin D. P.

Njoftimi i policisë Elbasan:

“Arrestohet shtetasi D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/

 


Shtuar 5.06.2021 15:27