Ukraina lë të kuptohet për përparim në bisedimet e armëpushimit me Rusinë
Ndërsa bisedimet e paqes midis Moskës dhe Kievit fillojnë për pak, zyrtarë të lartë ukrainas kanë përshkruar formën që po marrin negociatat.
Ihor Zhovkva, i cili është zëvendës shefi i zyrës për Presidentin Zelensky, tha për BBC se ai beson se pozicioni i Moskës është më konstruktiv tani sesa ka qenë më parë.
“Në vend që të na japin një ultimatum ose vija të kuqe ose t’i kërkojnë Ukrainës të kapitullojë, ata tani duket se fillojnë negociatat konstruktive”, tha ai.
Nga ana tjetër, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se raundi i katërt i bisedimeve do të fokusohet në vendosjen e një armëpushimi, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Podolyak përsëriti qëndrimin e Ukrainës se negociatorët e saj do të refuzojnë të fillojnë të diskutojnë formën e marrëdhënieve të ardhshme me Rusinë derisa Moska të pranojë fillimisht një armëpushim të menjëhershëm.
Negotiations. 4th round. On peace, ceasefire, immediate withdrawal of troops & security guarantees. Hard discussion. Although Russia realizes the nonsense of its aggressive actions, it still has a delusion that 19 days of violence against ?? peaceful cities is the right strategy pic.twitter.com/BhFLgBSKiu
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 14, 2022