Në vetëm pak orë, PS humb tre mandate, qarqet ku PD po “merr veten”

Vijon numërimi i votave të zgjedhjeve të 25 prillit, teksa Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në rang kombëtar me Partinë Socialiste.

Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në rang vendi, ndërkohë që rivalët socialistë kanë rënë në 73 mandate.

LSI vijon të ruajë 5 mandate në rang vendi, ndërsa dy mandate i shkojnë PSD-së.

Vetëm pak orë më parë PS kishte një epërsi më të thellë me 76 mandate në total, por tashmë demokratët po ngushtojnë diferencën.

Dy qarqet ku ka fituar mandate PD janë Dibra dhe Shkodra. Në total në rang vendi janë numëruar 3405 qendra votimi ga 5199 në total.


Shtuar 26.04.2021 20:24