ZGJEDHJE 2021/ Përfundon numërimi në Delvinë, PS siguron edhe këtë bashki

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Delvinës. Edhe në këtë bashki fituese ka dalë Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama.

Nga numërimi i votave në të 89 KZAZ-të e Delvinës, ka rezultuar se PS ka marrë 2599 vota, e ndjekur nga PD me 1694 vota dhe më pas LSI me 577 vota.

dërkohë, vijon procesi i numërimit në shumë bashki të tjera, ku tashmë janë numëruar pjesa më e madhe e qendrave të votimit.


Shtuar 26.04.2021 20:26