Në “sitë” objektivi personal i çdo demokrati, PD nis fazën e filtrimit

Partia Demokratike pas analizës së rezultatit që mori nga zgjedhjet e 25 prillit në të 12 qarqet, nis sot fazën e “filtrimit”. Brenda 10 korrikut, demokratët duhet ta ketë përmbyllur raportin analitik dhe për këtë arsye të gjitha degëve të Partisë Demokratike u është kërkuar që të plotësojnë një formular.

Vendimi është marrë para dy ditësh në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, dhe kërkohet që degët e selisë blu të plotësojnë disa pika ku evidentohen problematikat e nxjerra nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në filtër do të kalojë çdo person që bëri fushatë për socialistët dhe këto persona me porosi të kryedemokratit Lulzim Basha duhet të identifikohet me emra dhe të paraqiten në raportin e analizës.

Përveç “tradhtarëve”, PD kërkon edhe emrat e personave që kanë kontribuar për PD-në, ndërsa “filtrit” nuk do t’i shpëtojnë as aleatët për të mësuar më shumë lidhur me peshën që ata kanë pasur në fushatë dhe që më pas është përkthyer në vota.

Për një muaj kohë, deri më 17 korrik, ditë kur do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike, çdo kandidat do të kalojë në filtrin e kryesisë, për të zbuluar edhe përgjegjësit brenda llojit.

Analiza e bërë do t’i orientojë demokratët në strategjinë e aksionit opozitar që do të ndjekin gjatë katër viteve të ardhshme në opozitë, si dhe raportin me parlamentin në shtator. Vetë Basha ka lajmëruar betejë. Kush rrezikohet?


Shtuar 21.06.2021 08:26