“Në Shqipëri askush nuk merr përgjegjësi për dështimin, nesër mund t’ju preket prona”/ Protestuesi apel administratës: Bashkohuni për të ardhmen e fëmijëve!

Një qytetar i pranishëm në protestën kundër qeverisë u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen me tubimet, ndërsa paralajmëroi se vendimmarrja e sotme politike mund të sjellë pasoja të rënda për të ardhmen e të gjithëve.

Duke folur për debatin e ndjeshëm mbi reformën e re administrativo-territoriale, ai deklaroi se kundërshtimi nuk duhet të mbetet vetëm përgjegjësi e banorëve të bashkive që rrezikojnë të shkrihen.

Të lidhura

None found

Protestuesi iu drejtua posaçërisht punonjësve të administratës publike, duke u kërkuar të lënë mënjanë frikën dhe të reagojnë për të ardhmen e familjeve të tyre.

Gjatë fjalës së tij në protestë, qytetari u shpreh: “Suksesi e ka një autor, ndërsa dështimi këtu në Shqipëri ka mbetur jetim. Arsyeja pse kjo protestë vazhdon lidhet me pyetjen se kush i merr vendimet dhe para kujt jep llogari!”

“Sot po protestohet këtu dhe dje u protestua në Poliçan, por duhet të mbani parasysh se, pas shkrirjes së këtyre bashkive dhe gjithë atyre që po na ndodhin, nesër mund t’i vijë radha pronës suaj! Mos e harroni këtë, dilni në protestë!”

“Protestat e mëdha që kanë tronditur themelet kanë shpërthyer atëherë kur pushteti nuk arrinte më të justifikonte ekzistencën e vet. Sot jemi të shtypur. Ju që punoni në administratë duhet të dilni, sepse nesër dhe pasnesër do të jeni ju që do të vuani për të ardhmen e fëmijëve tuaj!”


Shtuar 2.08.2026 21:12

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio