Në pranga Eno Agasi, i kërkuar për zhdukjen e verërave të sekuestruara nga SPAK-u

Pas tetë muajsh në arrati, është arrestuar Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, i cili akuzohet se drejtonte një grup kriminal që vepronte brenda AKSHI-t.

Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj Eno Agasit masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai ishte shpallur në kërkim për zhdukjen e shisheve të kushtueshme të verës, të sekuestruara nga SPAK-u në dhjetor të vitit 2025, në kohën kur në kërkim u shpall edhe kushëriri i tij.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të inventarizimit, vera ishte lënë në kantinë, pasi doganat nuk mund ta transportonin gjatë natës. Kur punonjësit u kthyen të nesërmen për ta marrë, konstatuan se shishet ishin hequr.

Ndaj Eno Agasit po zhvillohen hetime për pastrim parash dhe për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Edhe Ergys Agasi u arrestua pak javë më parë. Akuzat ndaj tij lidhen me krime të rënda të kryera në kuadër të një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Hetimet raportohet se janë ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj. Më herët, ai ia kishte kaluar SPAK-ut çështjen ndaj Ergys Agasit, ndërsa vijoi hetimin për kushëririn e tij.


Shtuar 16.09.2026 19:54

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibom