Në përpjekje për të arritur Italinë, fundoset varka me emigrantë, 5 të vdekur dhe 28 të zhdukur

Të paktën pesë emigrantë afrikanë vdiqën dhe 28 të tjerë u zhdukën pasi një varkë u mbyt pranë Tunizisë.

Ata po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali, tha një zyrtar i një grupi lokal të të drejtave të njeriut për Reuters.

Romadan Ben Omar, zyrtar në Forumin Tunizian për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, tha se roja bregdetare shpëtoi pesë emigrantë që ishin në bordin e varkës që u mbyt në brigjet e qytetit jugor të Sfax-it, dhe ata ishin në gjendje të keqe psikologjike. /albeu.com


Shtuar 22.03.2023 22:16