Në parlament “u kacafytën”, demokrate e socialiste bëhen bashkë në lokalin e Kuvendit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur debate të forta lidhur me rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.

Pas debateve të forta në seancën plenare, gratë demokrate dhe ato socialiste janë bërë bashkë për një kafe.

Disa foto të shkrepura në lokalin e brendshëm në Kuvend tregojnë zonjat të bashkuara rreth një tryeze të improvizuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Nuk dihet nëse kjo kafe mes demokrateve dhe socialisteve lidhet me seancën e fundit plenare që do të jetë edhe seanca formale për betimin e presidentit, apo nëse mbledhja ishte rastësore.