Në krye të NATO-s që nga 2014, zgjatet mandati i Jens Stoltenberg

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të zgjasin mandatin e Jens Stoltenberg si sekretar i përgjithshëm për një vit shtesë, pasi aleanca ushtarake perëndimore vazhdon t’i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.

Duke konfirmuar vendimin në një postim në Tëitter, Stoltenberg tha se Perëndimi përballet me “krizën më të madhe të sigurisë në një brez”, duke shtuar: “Ne qëndrojmë të bashkuar për të mbajtur aleancën tonë të fortë dhe njerëzit tanë të sigurt”.

 

Stoltenberg ka mbajtur këtë pozicion që nga tetori i vitit 2014./albeu.com


Shtuar 24.03.2022 15:24