Në kërkim të nënës biologjike, vajza ka një mesazh për birësuesen: Je e vetmja në jetën time!

Urania nuk është gruaja që e solli në jetë Pranverën, por e ka rritur me gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë e saj.

Gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty” , Pranvera rrëfeu sfidat e saj, traumat e forta nga 3 vitet e para të jetës në jetimore, ndjesinë e refuzimit, mendimet e errëta dhe kërkimin e gjatë për të vërtetën. Ajo foli me shumë dashuri për babain e saj birësues dhe humbjen e tij të vështirë, para së cilës nuk e kishte kuptuar se marrëdhënia me Uraninë ishte e brishtë.

Të dyja janë munduar fort për të arritur te njëra-tjetra e për t’u bërë të pandara e të pashkëputura ndaj Pranvera ka një falenderim për gruan që nuk hoqi kurrë dorë prej saj.

Pranvera: Mami, sepse ti je e vetmja dhe ke për të qenë e vetmja nënë në jetën time. Sot doja të të falenderoja përballë Zotit dhe përballë të gjithëve për gjithë mundin e jetës tënde. Të kërkoj flaje për të gjitha kohët e vështira, të kërkoj falje për gjithë ato lotë që ke derdhur dhe të jam mirënjohëse gjithë jetën për dashurinë dhe për ato netë që nuk kanë të numëruara që i ke kaluar në këmbët e mia. Faleminderit që ekziston!/tvklan


Shtuar 12.11.2023 17:25