Ne i përzëmë e ata kthehen, mediat britanike ngrenë alarmin: Këta janë 5 shqiptarët e rrezikshëm

Kriminelët shqiptarë përfaqësojnë grupin më të madh kombëtar të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1500 të burgosur. Kjo përbën rreth 10 për qind të popullsisë së huaj të burgjeve, nga dy për qind në 2013. Rreth 487 janë dëbuar këtë vit, dyfishi i normës së vitit të kaluar.

Mediat britanike shkruajnë se sipas informacioneve të zbuluara nga burime pranë policisë dhe gjykatës, kriminelët shqiptarë të deportuar nga Britania e Madhe për drogë dhe dhunë po kthehen fshehurazi në Britani.

The Telegraph ka zbuluar identitetin e 5 shqiptarëve të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë depërtimit disa herë dhe janë kthyer në Britaninë e Madhe për të vazhduar aktivitetin.

– Mauricio Myftaraj , i dënuar me 15 vite burg për armë zjarri dhe drogë, pasi policia kontrolloi shtëpinë e tij, ku i gjetën edhe 40 gëzhoja, barut dhe 20 mijë paund cash. Myftaraj u deportua dhe iu ndalua kthimi në vitin 2015, pasi u burgos për një vepër të armëve tre vjet më parë. Ai arriti të kthehej ilegalisht dhe vazhdoi përfshirjen e tij në krimin e rëndë dhe të organizuar.

-Jenson Duke, u kap me më shumë se 10,000 paund kokainë dhe një thikë pasi u kthye pasi u dëbua. Ai u burgos në Gjykatën e Maidstone Croën për tre vjet dhe që atëherë është deportuar.

-Flogert Farruku, i gjetur duke punuar si “kopshtar” në një fermë kanabisi prej 60,000 £, më parë ishte deportuar pasi ishte kapur duke bërë saktësisht të njëjtën punë. Tani ai është arrestuar sërish dhe pasi të lirohet do të përballet sërish me deportim.

-Arjan Kikija, trafikant droge, i cili tashmë ishte deportuar përpara se të kthehej në Basildon, u përpoq të mashtronte policinë me dokumente false. Ai u burgos për më shumë se dy vjet pasi u kap me dokumente të falsifikuara dhe armë dhe u deportua për herë të dytë.

-Gramoz Tota, 33 vjeç, i cili u arrestua në Britaninë e Madhe në gusht 2020 me një urdhër nga Shqipëria, besohet të jetë i lirë në Britani pasi u lirua nga magjistratët londinez. Gjyqtari vendosi se Tota e kishte vuajtur dënimin ndërsa ishte në paraburgim në procedurë ekstradimi./albeu.com