Në Hagë, Gledis Nano takon Drejtoreshën Ekzekutive të Europol (FOTO LAJM)

Në selinë e Europol, në Hagë, Holandë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle.

Takimi u zhvillua për prezantim pas marrjes së detyrës nga z. Nano, si dhe pas riemërimit të znj. De Bolle, në mandatin e saj të dytë.

Të lidhura

None found

Në fokus të takimit:  

-Forcimi i marrëdhënieve dhe kontributi që Policia shqiptare jep jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe të BE-së.

-Rritja e dimensionit të Policisë së Shtetit në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga Europol.

De Bolle vlerësoi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve e trafiqeve, si dhe ndaj krimeve kundër pronës, duke vënë theksin në rezultatet e arrira nga Task Forca Antiskifter. Duke e uruar zotin Nano, për detyrën e rëndësishme në krye të Policisë së Shtetit, znj. De Bolle i ofroi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Europol.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano siguroi Drejtoreshën e Europol se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Nano: “Rizgjedhja juaj në krye të Europol është një sinjal i mirë për të thelluar bashkëpunimin në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj personit e pronës, si dhe të krimeve ekonomike e kibernetike.”

Nano e vlerësoi Task Forcën Antiskifter si një model suksesi të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Europol.

Policia e Shtetit është pjesëtare në Projektin Analitik “FURTUM”, nëpëmjet TF A-S dhe ka pozicionin e co-leader (bashkëdrejtues), bashkë me vendet anëtare të BE-së, në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndaj pronës, i cili është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ciklit të Politikave të BE-së, të përcaktuara në prioritetet e EMPACT (Platforma Multidisiplinare Evropiane Kundër Kërcënimeve të Krimit të Organizuar). Policia e Shtetit është pjesëmarrëse aktive në përpilimin e Planeve Operacionale të Veprimit – OAP 8.2, në kuadër të EMPACT, për krimet kundër pronës.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusu