Ndryshime statutore në PD, Gjykata e Tiranës ka marrë këtë vendim

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, për të regjistruar ndryshimet statutore, të miratuata në Kuvendin e Korrikut.

Ende nuk ka një datë për shqyrtimin e dy Kuvendeve që u mbajtën në Dhjetor, që do ti jepnin dhe një qartësim situatës ligjore brenda PD-së.

Vendimi:

1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

2.Depozitimin e statutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike te Shqiperise e dates 17.07.2021.

3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit

Me interes pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ndryshimet në statut që u bënë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, të cilat në fakt nëse do të miratoheshin do të njihnin ligjërisht shkarkimin e Bashës.