Ndodh në Vlorë! U zunë për një “fjalë goje”, vlonjati tenton t’i djegë banesën vëllait

Një sherr mes vëllezërve në Vlorë mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Pas një sherri mes vëllezërve për motive të dobëta, njëri prej tyre ka tentuar t’i djegë vëllait shtëpinë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi M. B., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Tentoi të digjte me zjarr banesën e vëllait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “4 Heronjt”, në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte ti digjte banesën, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes dhe shoqërimin e shtetasit M. B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”. /albeu.com/


Shtuar 7.09.2021 15:57