Katër fëmijë janë gjetur të gjallë më shumë se një muaj ( 40 ditë) pasi avionic me të cilin po udhëtonin u rrëzua në xhunglën e Amazonës në Kolumbi.
Lajmi i mirë është njoftuar nga vetë presidenti kolumbian.
Presidenti Gustavo Petro tha se gjetja e fëmijëve pas javësh kërkimi ishte “një gëzim për të gjithë vendin”.
Vëllezërit e motrat të moshës 13, 9, 4 dhe 1 vjeç, anëtarë të fisit autokton Uitoto, u shpëtuan nga pjesëtarë të forcave të armatosura, shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi i aviacionit civil që po kërkonin për ta si pjesë e operacionit të shpëtimit të quajtur ‘Shpresa’“, thanë më herët dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.
Fëmijët, anëtarë të fisit indigjen Uitoto, të mësuar me jetën në xhungël, u enden në bimësinë e dendur që nga dita kur avioni “Cessna 206” me të cilin ata po udhëtonin bashkë me nënën e tyre, pilotin dhe një të afërm të tyre u rrëzua, shkruan BBC.
Tre pasagjerët e rritur të avionit u shpallën të vdekur nga ushtria në vendin e rrëzimit, ndërsa katër fëmijët të zhdukur. Avioni me shtatë persona në bord, ishte nisur nga Aracuara, provinca Amazonas, për në San Jose del Guaviare, provincën Guaviare. Tragjedia ajrore ndodhi për shkak të një problemi teknik./albeu.com/