Ndërron jetë një prej kapitenëve të forcave detare (FOTO LAJM)

Me anë të një postimi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kapitenit të Rangut të III, Bledar Kasneci.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të tij por mendohet se ishte një vdekje natyrale edhe pse e parakohshme.

Njoftimi nga ministri, Niko Peleshi:

Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci.

Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve!


Shtuar 7.12.2021 20:01