Ndërron jetë një i burgosur në Prishtinë

Një i burgosur në Prishtinë, ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit. Lajmi konfirmohet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në deklaratë, theksohet se i burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së).

Më tej, Shërbimi Korrektues i Kosovës, thekson se organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, teksa autopsia do të dalë në përfundime për shkakun e vdekjes.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim.


Shtuar 26.02.2024 11:39