Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme me datë 14 shkurt në një pikë inertesh në qytetin e Krujës.
Një punëtor i identifikuar si Lulzim Balla, 38-vjeç është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.