Pak orë nga sfida ndaj Milanit, reagon Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka reaguar pak orë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale kundër Milanit.

Ylli portugez ka dërguar një mesazh për tifozët torinezë, të cilët nuk do të jenë të pranishëm në stadium.

“Kudo që të jeni, ne gjithmonë do të jemi së bashku”, ka shkruar 35 vjeçari në rrjetin social Twitter.

Ylli Juventus edhe më parë ka deklaruar se është i etur për të fituar trofe me Juventusin, e sidomos ta rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Torino.


Shtuar 12.06.2020 15:38