Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me pemën, humbin jetën 3 vëllezër, njëri prej tyre 9-vjeç

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident i rëndë automobilistik, është regjistruar në Australinë Perëndimore, ku tre vëllezër dhe një mik i tyre mbetën viktima.

Vëllezërit të moshave 21,19 dhe 9-vjeç vdiqën në vendngjarje në Clackline.

Policia tha se aksidenti ishte i rëndë dhe kishte krijuar një skenë tronditëse.

21-vjeçari ishte shofer në “Nissan Navara”, kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Vëllezërit e tij ishin në sediljet e pasme të makinës.

Edhe ata nuk mbijetuan nga përplasja e fortë.

Ndërsa, miku i familjes që humbi jetën po ashtu në aksident, udhëtonte në sediljen e automjetit.


Shtuar 19.04.2024 14:35