Premier Liga po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Klubet e Ligës Premier janë përgatitur për një kaos të paparë pasi u zbulua programi i sezonit 2024/25.

Skuadrat e elitës së futbollit anglez përballen me potencialin e tri ndeshjeve të mesjavës midis garave evropiane dhe Kupës Carabao.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve do t’i shohë skuadrat që të luajnë tetë ndeshje në një fazë grupore, në vend të gjashtë ndeshjeve aktuale.

Sipas The Mirror, dy raundet e ndeshjeve shtesë do të bien në dy mesjavët e fundit të janarit.

Dhe ndeshjet shtesë kanë shkaktuar kërdi me kalendarin vendas – tashmë duke parë ndesjet e dyta të FA Cup të larguar nga formati.

Tollovia e parë e madhe në sezonin e ardhshëm vjen më 17 dhe 18 shtator.

Raundi i tretë i Kupës Carabao – kur klubet që konkurrojnë në Evropë hyjnë në kompeticion – tani shkakton tollovi me ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Për të kompensuar, ndeshjet e Carabao Cup tani do të ndahen në dy mesjavë radhazi.

Mirëpo, edhe ajo datë 24/25 shtator shkakton përplasje, me xhiron e parë të planifikuar në Ligën e Evropës.

Kjo do të thotë që skuadrat e prekura mund të duhet të alternojnë ndeshjet e tyre të Carabao Cup midis dy mesjavës.

Kjo do t’i lejonte skuadrat e Ligës së Kampionëve të luajnë më 24 dhe 25 shtator dhe ato në Ligën e Evropës të luajnë një javë më parë.

EFL, e cila drejton Kupën Carabao, ka refuzuar të bëjë kompensime të mëtejshme për orarin e zgjeruar evropian.

Ndeshja çerekfinale e kompeticionit është planifikuar për në mesjavën e 18 dhjetorit, e cila ndeshet me Ligën e Konferencës së Evropës.

Duket se nuk ka asnjë zgjidhje të qartë nëse një skuadër e Ligës Premier është e detyruar të konkurrojë në të dyja fazat.

Megjithatë, datat evropiane duket se janë punuar rreth gjysmëfinaleve tradicionale të Kupës së Ligës me dy ndeshje, me EFL që refuzon të ndryshojë formatin.

Si EFL ashtu edhe UEFA thonë se nuk do të mbahen përgjegjës për orarin e ndeshjeve.

FA ka rënë dakord për një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me Ligën Premier për të hequr ndeshjet e dyta e FA Cup.

Ky vendim përfshinte 40 milionë euro para shtesë për futbollin bazë dhe një pushim më të gjatë veror.

Por, EFL këmbënguli se ata nuk ishin konsultuar siç duhet dhe klubet e tyre u lanë në zhurmë për vendimin. /Telegrafi/


Shtuar 25.04.2024 17:20