E akuzuan se po përdor Romeon në lojë, Heidi shpërthen në lot: Nuk toleroj më! Jeni super fallso

Banorët kanë akuzuar se Heidi po bën lojë me Romeon dhe se nuk ndjen vërtetë dashuri për të, kjo e ka bërë banoren të shpërthejë në lot pasi ka parë klipin përmbledhës.

Ajo u shpreh se nuk e priste përfoljen pas shpine nga disa prej vajzave, duke veçuar Rozën.

“Të kam toleruar shumë herë, nuk do ta lejoj më, je super fallso ti Erjola, Roza, Françeska, edhe ti Jul”, tha Heidi.

Po ashtu ajo ka shprehur hatërmbetje edhe me Eglën, teksa kjo e fundit i ka thënë se nuk ka folur kurrë pas krahëve për të.


Shtuar 20.04.2024 23:34