Ndarja nga jeta e senatorit amerikan, Yuri Kim: Patriot i vërtetë amerikan

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidatit për president të SHBA-së, Bob Dole.

Kim shprehet se ai ishte një luftëtar për kauzën e lirisë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

Dole njihej si një mik i mirë i shqiptarëve e veçanërisht Kosovës.

Kujtojmë se postimi i tij i fundit në Tëitter lidhej pikërisht me të./albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 20:23