Rrahu dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg babai 27-vjeçar nga Kamza

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me Burg” për babain në Kamëz me iniciale R.K., i cili akuzohet se dhunoi dhe abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon edhe akuza e abuzimit seksual me të mitur.

Pjesë nga vendimi i gjykatës:

Gjykata vendosi pranimin e kërkesave të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personin nënë hetim R.K. caktimin si masë sigurimi personal ndaj personi nën hetim R.K të “arrestit në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. ngarkohet Prokuroria e Tiranës për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brena 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë, më datë 02.11.2021. Prokuroria ka ngritur dhe akuzën e “marrëdhënies seksuale me të mitur. /albeu.com/

 


Shtuar 2.11.2021 10:41