Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.
Mesazhi erdhi përmes një postimi në Facebook, ku delegacioni shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE.
Kujtojmë se ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.
Edhe më herët ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm./albeu.com/