Pista Inter-Scamacca bëhet më konkrete, Sassuolo dëshiron Pinamontin

Inter ka një interes të veçantë për sulmuesin italian të Sassuolos, Scamacca.

Zikaltërit kanë disa muaj që e ndjekin nga afër 23-vjeçarin dhe thuhet se është një nga emrat kryesorë për t’u transferuar tek ekipi zikaltër. Por tashmë kjo gjë mund të bëhet konkrete.

Sipas raportimeve nga “Gazzetta dello Sport”, Sassuolo dëshiron shërbimet e Pinamontit.

23-vjeçari tjetër, Pinamonti, luan për Empolin por është në pronësi të Interit. Kështu zikaltërit mund ta përdorin në tratativat për të veshur Scamacca-n me fanellën zikaltër./ h.ll/albeu.com

Shtuar 28.05.2022 19:18