Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, reagon vetë sekretari Blinken: Do lërë trashëgimi!

Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka reaguar për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

“Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, shkruan Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu bashkua mesazhit ngushëllues të ambasadës amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani.

Kryediplomati amerikan ndau në përmbyllje dhimbjen e popullit shqiptar.

Kjo, për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Kujtojmë se trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, pritet të mbërrijë në atdhe të martën e 31 majit.

Stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë sjelljen e trupit të tij atdhe, ku pritet t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite./albeu.com/