NATO kërcënon Putinin: Kujdes në Ukrainë, do ju kushtojë shtrenjtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Putinin se një përdorim i forcës kundër Ukrainës, do i kushtonte shtrenjtë vendit të tij.

Stoltenberg tha se Rusia ka mbledhur trupa dhe mjete të shumta ushtarake në kufirin me Ukrainën.

“Është hera e dytë që Rusia mbledh trupa të shumtë në atë zonë. Gjithashtu ka dërguar aty edhe tanke, artileri të rëndë, dronë dhe sisteme elektronike luftarake. Ky grumbullim është i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm. Rrit tensionet dhe rrezikon që të sjellë veprime të pallogaritura”, tha Stoltenberg në një konferencë për mediat.

“Është e qartë që nëse Rusia përdor forcën kundër Ukrainës, do të ketë kosto, do të ketë pasoja, dhe prandaj do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që të mos përshkallëzojë më tepër situatën”.

Ai shtoi gjithashtu se priste që qeveria e re e Gjermanisë të shpenzonte më tepër për forcat e armatosura dhe mirëpriti vendimin e saj për të mos ndryshuar vendimin për të mbajtur bazat e armatimeve bërthamore perëndimore në vend./albeu.com/