Programi Artemis po planifikon të dërgojë njerëzit përsëri në sipërfaqen e Hënës më shumë se 50 vjet pas misionit të fundit Apollo – dhe NASA dëshiron të krijojë një bazë atje pasi synon një mision eventual me ekuipazh në Mars.
Nisja e misionit që synon të rivendosë njerëzit në Hënë është në rrugën e duhur për t’u ngritur siç ishte planifikuar, thonë bosët e NASA-s.
Dhe sipas mediave të huaja, , përcjell Telegrafi, Artemis 1 iu dha drita jeshile javën e kaluar gjatë një rishikimi të gatishmërisë për fluturim në Qendrën Hapësinore Kennedy.
Kështu, ajo të hënën “do të shpërthejë” nga Florida, duke tërhequr qindra mijëra spektatorë – edhe nga bregdeti i shtetit.
Në një konferencë përpara ditës së madhe, u shprehën shqetësime për goditjet e mundshme të rrufesë duke çuar në shqetësim për dëmtimin e mundshëm të sistemeve të tij kritike.
Por meqë nisja pritet të ndodhë, ja çfarë duhet të dini për përpjekjen historike rreth hapësirës.
Çfarë shpreson të arrijë Artemis?
Misioni përbëhet nga tri faza.
E para është një fluturim 42-ditor pa ekuipazh rreth Hënës.
Ai do të testojë raketën e madhe dhe anijen kozmike Orion në të cilën do të udhëtojnë astronautët.
Ndërsa gjendet në hapësirë, ai do të vendosë 10 CubeSats (një lloj sateliti miniaturë), i cili do të kryejë një sërë punësh në hapësirë të thellë.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Orion do të fluturojë rreth 100 kilometra mbi Hënën në rastin më të afërt të saj dhe gjatë rihyrjes javë më vonë do të dalë në atmosferën e Tokës përpara se të “zbresë” në brigjet e Kalifornisë më 10 tetor.
Kamerat brenda dhe jashtë Orionit do të ndajnë imazhe dhe video gjatë gjithë misionit.
Dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, do të ketë qenë në hapësirë më gjatë se çdo anije njerëzore në histori pa u ankoruar në një stacion.
Një ekuipazh do të ngjitet dhe do të “shpërthejë” për herë të parë për më shumë testime gjatë Artemis 2.
Katër astronautët nuk janë emëruar deri më tani, por kjo fazë është parashikuar për vitin 2024.
Duke zgjatur rreth tetë deri në 10 ditë, ata do të bëjnë një fluturim hënor përpara se të kthehen në Tokë.
Njerëzit më në fund do të zbresin përsëri në Hënë gjatë Artemis 3.
Afati kohor varet nga sa mirë shkojnë misionet e mëparshme, por aktualisht është planifikuar për vitin 2025.
NASA shpreson të ndërtojë një “kamp bazë” dhe të kryejë misione vjetore dhe ta përdorë atë si një “stacion” për misione edhe më ambicioze, duke filluar me dërgimin e një njeriu në Mars.
Por në këtë histori ka edhe një fakt interesant. Kapsula Orion do të ketë vetëm “manekine dhe një lodër të butë” në bord.
Manekini do të ulet në vendin e komandantit gjatë gjithë kohës ndërsa një “lodër e butë do të notojë” gjithashtu rreth kapsulës Orion si një tregues i gravitetit zero.
Sa e fuqishme është raketa Artemis 1?
Ajo vlerësohet të jetë raketa më e fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë NASA dhe në këtë fazë testuese vendimtare do të fluturojë më larg se çdo anije kozmike e ndërtuar për njerëzit.
Në këtë drejtim bëhet e ditur se secili nga dy përforcuesit gjeneron më shumë shtytje se 14 aeroplanë komercialë me katër motorë, sipas NASA-s.
Kur është dita e nisjes dhe si mund ta shikoj?
Misioni i parë Artemis është vendosur të “shpërthejë” nga Qendra Hapësinore Kennedy më 29 gusht.
Transmetimi i lëshimit do të fillojë në faqen e internetit të NASA-s në orën 6:30 të mëngjesit me kohën lokale (12:30 me kohën në Kosovë).
Kur ishte hera e fundit që një njeri ishte në Hënë?
Më shumë se 50 vjet më parë: ishte ai i Apollo 17, në dhjetor të vitit 1972 – rreth tre vjet e gjysmë pasi Neil Armstrong bëri histori me ecjen e parë në Hënë.
Me arritjen e qëllimit të madh të presidentit amerikan John Kennedy, tre misionet e fundit Apollo u anuluan dhe financimi i NASA-s u ndërpre.