Nard Ndoka: Basha mjafton t’i thotë jo Ramës dhe të pranojë gabimet e tij

Në një intervistë televizive, kreu i demokristianëve Nard Ndoka, ka folur për Lulzim Bashën, duke u shprehur se ai është peng i përjetshëm i Edi Ramës dhe vështirë se kthehet në opozitë.

Gjithashtu, Ndoka shtoi se Cikli i Edi Ramës është krejt i mbyllur, si ligjor ashtu edhe moral. Rama vazhdon me agoninë e tij të keqqeverisjes dhe po mendon largimin.

Ndoka: “Basha është peng i përjetshëm i Edi Ramës. Ndoshta dëshira është që të bashkohemi, por ai nuk besoj se do ta kalojë ylberin e Edi Ramës për tu bashkuar me ne, por mund të ketë edhe surpriza dhe ndoshta e kupton se kurba e tij është në rënie. Basha mund të kthehet te shtëpia e tij duke i thënë “Jo” Edi Ramës dhe duke pranuar gabimet e tij politike.

Cikli i Edi Ramës është krejt i mbyllur, si ligjor ashtu edhe moral. Rama vazhdon me agoninë e tij të keqqeverisjes dhe ai po mendon shpëtimin e tij, si do të largohet dhe cili do të jetë pasardhësi i tij. Rama ka një dosje në SHBA që e ka fundosur. Goditja e Ramës do të jetë e shpejtë dhe ne do të organizohemi shumë shpejt, sepse mund të kemi të papritura”.


Shtuar 10.01.2024 12:43