naftës dhe gazit në Evropë do të mbeten të larta deri në 2027-ën

Zyrtarët e Bashkimit Evropian deklaruan sot se çmimet e naftës dhe gazit në Evropë do të mbeten të larta të paktën deri në fund të vitit 2027, ndërsa edhe çmimet e mallrave të tjera pritet të vijojnë rritjen, sipas AP.

Komisioneri evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis tha se rritja e çmimeve të energjisë është faktori kryesor që po nxit inflacionin, i cili parashikohet të arrijë në 3,1% këtë vit dhe 2,4% në vitin 2027.

Të lidhura

None found

Këto nivele janë dukshëm më të larta krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 1,9% për këtë vit.

“Presim që ky inflacion energjetik, gradualisht të përhapet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë”, tha Dombrovskis pas takimit të ministrave të Financave të eurozonës, të njohur si “Eurogrupi”.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha se edhe nëse konflikti në Lindjen e Mesme do të përfundonte menjëherë, “efektet e vonuara” do të vazhdonin të mbanin çmimet e mallrave në nivele të larta.

“Ka shumë gjasa që niveli i çmimeve të jetë më i lartë në fund të kësaj krize, kurdo që të vijë fundi i saj”, tha Lagarde.

Ajo theksoi se BQE-ja do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në objektivin prej 2%, duke monitoruar nga afër pasojat ekonomike, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të energjisë.

Lagarde përmendi gjithashtu rezervat e naftës që mban Bashkimi Evropian për të përballuar kërkesat e mundshme.

Presidenti i Eurogrupit, Kyriakos Pierrakakis, deklaroi se për BE-në fundi i krizës do të nënkuptonte rikthimin e lundrimit të lirë në Ngushticën e Hormuzit, pa vendosjen e tarifave apo pengesave.

Përmes kësaj ngushtice kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit botëror.

Pierrakakis konfirmoi gjithashtu se rritja ekonomike në eurozonë parashikohet të jetë 0,9% këtë vit dhe 1,2% në vitin 2027, nivele më të ulëta se parashikimet e mëparshme, por qartësisht larg një skenari recesioni.
Megjithëse, projeksionet më të larta të inflacionit kanë nxitur pritshmëri se Banka Qendrore Evropiane, mund të rrisë normat bazë të interesit për të frenuar inflacionin, Lagarde nuk dha sinjale konkrete mbi hapat e ardhshëm të institucionit.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim një qasje të bazuar te të dhënat dhe vendimmarrjen në çdo takim, për të përcaktuar politikën monetare më të përshtatshme, me qëllim arritjen e objektivit tonë afatmesëm prej 2%”, tha Lagarde.


Shtuar 22.05.2026 22:10

meritkingcasibomjojobetjojobetcasibomholiganbetPokerklasPokerklasJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetincasibomcasibomholiganbet girişdirect to wallet crypto swap