Pas takimit të dytë të bordit kombëtar të administrimit të karburanteve u vendos që çmimi i naftës të ulet nga 217 lekë për litër në 211 lekë për litër.
Këtë vendim kryeministri Edi Rama e ka publikuar menjëherë në rrjetin e tij social “facebook”, si arritjen e radhës në këtë kohë krize.
Pas publikmit, kryeministri ka filluar të merret më komentet e qytëtarëve që në shumicë janë kundër këtyre çmimeve të cilat edhe pse kanë nisur të ulen, nuk janë mjaftueshëm.
Një prej komentueseve ka shkruajtur se çmimi duhet të ulet akoma, që populli mos vuaj për bukë, të cilët Rama i është përgjigjur me ironi se si ta uli, me urdhër nga lart dhe pas dy javëve mos këtë më fare.
Komenti i qytetares: “Duhet të ulet akoma edhe mè, z. Kryeminister! Të ulen dhe cmimet, sot të pakten mos vuaj populli për buke. Të rritet ndihma ekonomike per ata familje qe nuk kane asnje burim tjeter për të jetuar. Të rriten pensionet, pasi nje i moshuar merr ilaqe, ben vizita, do ushqim të mire, etj.”
Përgjigja e Ramës: “Si te ulet dhe më apo me urdher nga lart, qe pastaj per dy jave te mos kete me fare?! Nderkohe qe per pjesen tjeter (meqe disa e kane zakon te flasin per vuajtje per buke, ngaqe as nuk e kane idene se c’dmth ne fakt te vuash per buke) buka u eshte garantuar te gjitheve me Paketen e Rezistences Sociale?”.