“Na lini të vazhdojmë punën”, Rama përzë gazetarët nga Samiti

Sapo është mbajtur takimi i parë që hap serinë e diskutimeve gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, ku do të jetë i pranishëm edhe komisioneri europian, Oliver Varhelyi.

Në fjalën përshëndetëse në Samitin e mbledhur në Pallatin e Brigadave, kryeministri Edi Rama ka kërkuar prej gazetarëve ta lënë të bëjnë punën, thënë ndryshe ka kërkuar të largohen.

“Përpara se sa të nisim seancën e punë, ju falenderoj shumë që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur që t’ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. Kjo është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë një autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE-së, ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor. I jam dhe shumë mirënjohës dhe komisionerit që e nisi dhe e prmovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do të nandihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike. Të na çojë apo të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Faleminderit dhe do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lërë të vazhdojmë punën. Si fillim do të doja t’i jepja fjalën komisionerit për të krijuar….”- tha Rama.


Shtuar 10.06.2021 11:32