Motra misterioze e Kim Jong Un kërcënon publikisht SHBA-në

Motra e Kim Jong Un, Kim Yo Jong kërcënoi të martën Shtetet e Bashkuara kundër intervenimit të çdo testi raketor të Koresë së Veriut mbi Oqeanin Paqësor, duke e quajtur çdo ndërhyrje një “shpallje lufte”.

Është një paralajmërim i rrallë publik nga Kim Yo Jong dhe një shenjë se ajo mund të fitojë më shumë ndikim në qeverinë e vëllait të saj.

Sipas një njoftimi për shtyp në Agjencinë Qendrore të Lajmeve Koreane, Kim tha se Paqësori “nuk i përket dominimit të SHBA-së apo Japonisë” dhe ripohoi të drejtën e Koresë së Veriut për të testuar armët në zonë.

Kim iu referua në mënyrë specifike planeve të vendit për të testuar raketat balistike ndërkontinentale.

“Do të konsiderohet si një deklaratë e qartë e luftës kundër DPRK-së, në rast se një përgjigje e tillë ushtarake si përgjimi do të ndodhë kundër testeve tona të armëve strategjike,” tha Kim./Albeu.com/


Shtuar 9.03.2023 12:00